Këshilli drejtues i PDK-së do të mblidhet sonte për të diskutuar rreth konventës zgjedhore më 3 korrik, ku do të zgjidhet kryetari i ri.
Para mbledhjes së këshillit drejtues, Enver Hoxhaj u është drejtuar mediave për të shpalosur detajet e diskutimeve që do të kenë.
Ai tha se qëllimi i konventës zgjedhore është kthimi i PDK-së si parti e parë në nivel të vendit.
“Sot e kemi mbledhjen e Këshillit drejtues të PDK-së, e cila ka qëllim që të përgatitemi sa më mirë për konventën zgjedhore të PDK-së më 3 korrik, dhe qëllimi kryesor i konventës është që PDK të rikthehet si parti e parë në nivel nacional dhe të fitojë peshën në jetën tonë politike dhe debati është rreth asaj se çfarë strukture duhet të ofrojmë dhe çfarë po diskutohet në Këshill drejtues së PDK-së dhe çfarë më kanë thënë anëtarët e PDK-së, të cilët kërkojnë që PDK të fitojë të ndryshojë mesazhi i tyre është i fitimit… Pritja jonë kryesore është rikthimi ynë në shumë komuna të Kosovës dhe konventa është në funksion të përgatitjes për zgjedhjet lokale dhe ju do ta shihni se më 17 tetor PDK do të rikthejë shumicën e komunave duke filluar nga Mitrovica e deri në Prizren me kandidatët më të mirë”, ka thënë Hoxhaj.
Ai ndërkaq ka folur edhe rreth kandidaturës së tij të mundshme për kreun e Partisë Demokratike të Kosovës