Hoxhaj për dokumentin e Kurtit: I barabartë me një seminar në lëndën time “diplomacia” në master

Hoxhaj për dokumentin e Kurtit: I barabartë me një seminar në lëndën time “diplomacia” në master

Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, e kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për paraqitjen në Bruksel pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Hoxhaj e ka kritikuar dokumentin që Kurti e propozoi në Bruksel për sekuencimin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Sipas ish-ministrit të Jashtëm, dokumenti i propozuar nga Kurti është i barabartë me një seminar në lëndën time “Diplomacia” në master.

“Ai dokument i cili s’është marrë në konsideratë nga Brukseli, nga ndërmjetësit Borrell e Lajçak, që s’ka mundur të jetë pjesë e agjendës… Varet shumë a mbërrin ta vësh në agjendë dhe del në Tëitter nga Kurti është i barabartë me një dokument që harton një think-tank në Kosovë apo seminar në lëndën time Diplomacia në master”, ka thënë Hoxhaj në KTV.

“Kurrfarë vlere, vetëm përpjekje për ta bindur opinionin publik që Albin Kurti po punon dhe ishte më shumë një lloj liste e dëshirave. Dialogu është i ndërtuar në atë formë që Kosova dhe Seria të japin propozime e ndërmjetësi e ka për detyrë që propozimet t’i integrojë në një tekst”.

“Nëse Kurti s’ka mbërritur prej pikës së parë deri në të fundit që ta zbërthejë atë dokument në mënyrën se si është në përputhje me interesin e Kosovës, mendoj se ka bërë gabim të madh”.

Related Articles