Hoxhaj për sulmin në Leposaviq: Sulmi ndaj medias është sulm direkt ndaj demokracisë

Hoxhaj për sulmin në Leposaviq: Sulmi ndaj medias është sulm direkt ndaj demokracisë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka dënuar ashpër sulmin ndaj ekipit të gazetarëve në Leposaviq.

Ish-ministri I jashtëm I Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një reagimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se është i shokuar nga sulmi brutal ndaj medias në komunat veriore të Kosovës, i kryer nga persona të maskuar.

Ai, e ka dënuar këtë akt, duke I bërë thirrje organeve të merren urgjentisht me rastin.

“E tmerrshme! I shokuar nga sulmi brutal ndaj medias në komunat veriore të Kosovës, i kryer nga persona të maskuar! E dënoj fuqishëm këtë akt dhe ju bëj thirrje organeve të drejtësisë të merren urgjentisht me rastin! Sulmi ndaj medias është sulm direkt ndaj demokracisë!”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Related Articles