Hoxhaj: Qeveria ka mbështetjen time për aplikim në Këshill të Evropës

Hoxhaj: Qeveria ka mbështetjen time për aplikim në Këshill të Evropës

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se është mirë që Kosova ka aplikuar për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, shkruan Gazeta Enigma.

Hoxhaj ka bërë të ditur se Qeveria Kurti e ka mbështetjen e tij të plotë për këtë çështje.

“Është mirë që Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga opozita, qeveria ka mbështetjen time të plotë dhe ftoj të gjithë miqtë e mi në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës, të mbështesin pranimin tonë”, ka shkruar ai.

Related Articles