Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj gjatë një vizite në Doha të Katarit, ka takuar ministrin e Mbrojtjes në Katar, i cili njëherësh është edhe zv.kryeministër.
Hoxhaj, përmes një shënimi në Facebook, thotë se Al Attiyah kishte rol përcaktues në njohjen e Kosovës nga Katari.
“Në Doha, takova mikun tim të veçantë, Khalid bin Mohammad Al Attiyah, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Mbrojtjes së Katarit! Falënderues për rolin e tij përcaktues në njohjen e Kosovës nga Katari dhe marrëdhënien e shkëlqyeshme në mes të dy vendeve tona!”, ka shkruar Hoxhaj. /Gazeta Enigma/.