Hoxhaj takon një delegacion nga Parlamenti i Austrisë, ja çka biseduan

Hoxhaj takon një delegacion nga Parlamenti i Austrisë, ja çka biseduan

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur në takim një delegacion nga Parlamenti i Austrisë, i cili po qëndron në vizitë në Kosovë, në kuadër të Grupit të Miqësisë Austri-Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se në këtë takim është folur për situatën në veri të vendit.

“Prita sot në takim delegacionin nga Parlamenti i Austrisë, si Grup të Miqësisë Austri-Kosovë. Me delegacionin, folëm për situatën në veri të Kosovës dhe potencova se mbështetja e Austrisë dhe vendeve të BE-së do të ishte e mirëseardhur”.

“Qeveria e Kosovës, gjithashtu, duhet të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë për të ç’tensionuar situatën dhe përmes procesit politik në veri të vendit, të riintegrohen komuniteti serb dhe të largohen bandat nga veriu”, shkroi ai.

Related Articles