Osmani përkujton Kelmendin: Grua që aktivizmin e saj politik e orientoi në dobi të luftës për liri e pavarësi

Osmani përkujton Kelmendin: Grua që aktivizmin e saj politik e orientoi në dobi të luftës për liri e pavarësi

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka përkujtuar ish-ministren e Drejtësisë Nekibe Kelmendin në 12 vjetorin e vdekjes.

Osmani tha se politikanja dhe anëtarja e LDK-së ishte model i gruas që aktivitetin e saj politik e profesional e shndërroi në dobi të luftës për liri e pavarësi.

“Ajo ishte një grua e paepur dhe stoike. Qëndroi deri në fund pavarësisht humbjes tragjike të burrit dhe djemve të saj. Nekibe Kelmendi është modeli i gruas që aktivizmin politik e profesional e orientoi në dobi të luftës për liri e pavarësi. Ajo dha kontribut të çmuar edhe në jetën institucionale pas luftës. Një bashkëpunëtore e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, e cila la pas një trashëgimi të bujshme të angazhimit të saj në vitet më të vështira dhe një model i gruas qëndrestare”, tha Osmani.

Related Articles