Ish u.d. i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur për rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, për të cilët edhe 22 vite pas krimit, drejtësia nuk ka arritur të gjejë fajtorin, raporton Gazeta Enigma.
Ai ka thënë se Serbia jo vetëm që ka refuzuar të bashkëpunojë me drejtësinë, por i ka mbrojtur dhe glorifikuar kriminelët.
“Vetëm ditë me parë, xhandarmëria serbe dekoroi me medalje ish-komandantin e saj, Goran Radosavljevic, veprim ky që me të drejtë nxiti reagimin e ambasadës amerikane”, ka shkruar Hoxhaj.
Hoxhaj ka thënë se në përvjetorin e kësaj vrasje makabre, Kosova është besimplotë se përgjegjësit do të dalin para drejtësisë dhe se së bashku me SHBA-të, asnjëherë nuk do të rreshtin së kërkuari drejtësi për vëllezërit Bytyqi, të cilin kishin lënë Amerikën për të luftuar në Kosovë.