Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka qëndruar sot në Suharekë, për të shënuar Ditën e shenjtë të Çlirimit, raporton Gazeta “Enigma”.
Duke njoftuar për këtë aktivitet Hoxhaj ka shkruar në “Facebook” se “besimi në liri e mëvetësi, i rrënjosur thellë në shpirtin tonë, i rezistoi me shekuj robërisë e tendencës për asimilim, përndjekjes e vrasjeve, shtypjes e burgjeve”.
“Për lirinë, tashmë mbarë bota e di, se shqiptari flijon shtëpinë, tokën por e jep edhe jetën – nga Hasan Prishtina e te Adem Jashari. Besimi në liri e mëvetësi, i rrënjosur thellë në shpirtin tonë, i rezistoi me shekuj robërisë e tendencës për asimilim, përndjekjes e vrasjeve, shtypjes e burgjeve. Deri në ditën e bekuar kur u themelua UÇK-ja, e cila me luftën e saj të pastër e të drejtë mobilizoi jo vetëm shqiptarët, por edhe faktorin ndërkombëtar për të intervenuar në Kosovë. E gëzofshim për jetë e mot Kosovën!”, shkroi ai.