Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën për fitore në zgjedhjet e 11 majit, raporton Gazeta “Enigma”.
“E uroj nga zemra mikun tim të çmuar dhe të Kosovës, Kryeministrin Edi Rama, për fitoren e madhe në këto zgjedhje. Kjo fitore është jo vetëm një sukses për Shqipërinë, por edhe një moment krenarie për gjithë shqiptarët, duke dëshmuar pjekurinë demokratike dhe besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor”, ka shkruar ai.
Hoxhaj përmes një postimi në profilin e tij ka thënë se kjo fitore është jo vetëm një sukses për Shqipërinë, por edhe një moment krenarie për gjithë shqiptarët.
Si aleati më i ngushtë i Kosovës, Shqipëria mbetet themel i bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë. Uroj që gjatë këtij mandati të katërt, Kryeministri Rama ta përmbyllë me sukses rrugëtimin drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe Shqipëria ta merr vendin që e meriton në familjen evropiane”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook. /Gazeta Enigma/