Huliganët përkrahës të klubit të futbollit Buduqnost nga Podgorica, kanë vajtuar të mërkurën terroristët serbë të vrarë të dielën në Banjskë.
Tifo-grupi “Varvari” që shquhet për qëndrim proserb, ka paraqitur emrat e tre terroristëve të vrarë serbë.
Poshtë emrave të tyre këta huliganë kanë shkruar “lavdi heronjve”. Emrat e terroristëve serbë janë paraqitur të mërkurën mbrëma gjatë ndeshjes që Buduqnosti e luajti me Mladostin. “Varvari” është tkurrur në dhjetëra përkrahës në vitet e fundit.
Provokime të rënda këta huliganë kishin bërë në ndeshjen e Buduqnostit me Llapin.