Humb jetën 60 vjeçari në Shqipëri, dyshohet se u rrëzua derisa po lyente banesën e tij

Humb jetën 60 vjeçari në Shqipëri, dyshohet se u rrëzua derisa po lyente banesën e tij

Po lyente banesën e tij, e më pas dyshohet se aksidentalisht u rrëzua një 60 vjeçar nga Tirana, i cili si pasojë e kësaj humbi jetën.

Për këtë ka njoftuar Policia e Shqipërisë, sipas të cilëve është duke u punuar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 02.06.2024, në Kombinat, në rrugën “Besim Alla”, duke punuar (lyer) në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar shtetasi A. P., 60 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Enigma


Related Articles