Humb jetën në aksident 26-vjeçari shqiptar në Greqi

Humb jetën në aksident 26-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 26-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident rrugor.

Mediat greke raportojnë se viktima është Serxho Sula. I riu është përplasur teksa udhëtonte me motorçikletë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Sula po kthehej nga Rizomylos pasi kishte ndjekur ndeshjen mes Asteras dhe Thereas Agrias.

Mësohet se i riu e kishte pasion motorin. Ndërkohë po kryhen hetime për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Related Articles