Humb jetën në aksident 28-vjeçarja shqiptare në Greqi

Humb jetën në aksident 28-vjeçarja shqiptare në Greqi

Një 28-vjeçare nga Shqipëria ka humbur jetën në një aksident në autostradën Athinë-Korinth në orët e para të mëngjesit.

Një makinë është përplasur me motoçikletën dhe 28-vjeçarja me origjinë nga Shqipëria ka mbetur e vdekur, ndërsa drejtuesi grek i motorit ka mbetur i plagosur rëndë.

Drejtuesi i veturës i cili dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes është pikasur nga policia.

Related Articles