Humb jetën një 14-vjeçar nga Suhareka, Policia jep detaje

Humb jetën një 14-vjeçar nga Suhareka, Policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Sallagrazhd të Suharekës, ku ka humbur jetën një 14 vjeçar.

Policia përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me këtë aksident tragjik.

“Është raportuar se i dyshuari i mitur mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore, kishte shkaktuar vet-aksident duke u rrokullisur me veturë.

Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kishte pësuar viktima i mitur mashkull kosovar, kurse lëndime të rënda trupore kishte pësuar edhe pasagjeri i mitur mashkull kosovar i cili është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, zjarrfikësit, prokurori dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. 

Related Articles