Një fëmijë i moshës dy vjeçare është raportuar se ka vdekur tragjikisht në Podujevë.
Sipas Sinjalit, fëmija dyshohet se u rrokullis teksa ishte në djep.
Vdekjen e fëmijës e ka konfirmuar policia përmes raportit 24 orësh.
“Një foshnje është dërguar në emergjencë pa shenja jete nga familjarët. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thotë policia në raport. /Gazeta Enigma