Humb jetën një person në Istog, ra nga lartësia e një ndërtese

Humb jetën një person në Istog, ra nga lartësia e një ndërtese

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia e një ndërtese në Istog, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin për Gazetën “Enigma” eka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka njoftuar se njësitet relevante kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin mjekësor të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tij.

“Sot rreth orës 10:20, Policia është njoftuar se në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Istog, një person ka rënë nga një objekt banesor, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Rugova. /Gazeta Enigma/

Related Articles