Policia e Kosovës njofton se një 22-vjeçar nga Prizreni ka humbur dhe se nuk dihet asgjë për fatin e tij, raporton Gazeta Enigma.
Në raportin 24 orësh të PK-së, thuhet se rastin e kishte raportuar halla e tij, ku kishte treguar se 22-vjeçari vuan nga sëmundja e epilepsisë.
“Ankuesja femër kosovare raporton se djali i vëllait të saj i moshë 22 vjeçare i cili vuan nga sëmundja e epilepsisë ka dalë nga shtëpia dhe nuk dinë asgjë për fatin e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.