Humb një vajzë në Podujevë, rastin e raporton babai i saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka humbur një vajzë nga Podujeva, raporton Gazeta Enigma.

Në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rastin e ka raportuar babai i saj, derisa ka thënë se nuk dihet vendodhja e saj.

Në njoftim thuhet se rasti është duke u hetuar.

Ankuesi mashkull kosovar me 13.06.2021 ka raportuar se vajza e tij, me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vend ndodhjen e saj. Njësitet policore janë duke hetuar rastin. Është informuar edhe prokurori lidhur me rastin”, thuhet në njoftim.

Related Articles