Hyn në fuqi udhëzimi për vendosjen e fotove dhe ilustrimeve për efektet negative në produktet e duhanit

Hyn në fuqi udhëzimi për vendosjen e fotove dhe ilustrimeve për efektet negative në produktet e duhanit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për plotësim ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Vërejtjet e Kombinuara, që derivon nga Ligji për Kontrollin e Duhanit.

Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është përcaktimi i rregullave për vendosjen e fotografive apo ilustrimeve të tjera dhe tekstit – mesazhit informues për efektet negative të duhanit, në paketimet e produkteve të duhanit dhe të ndërlidhura me duhanin.

“Përmes vendosjes së vërejtjeve shëndetësorë në produktet e duhanit synohet të ngritën njohuritë e duhanpirësve për efektet shëndetësore negative që shkakton përdorimi i produkteve të duhanit dhe, gjithashtu, synohet të inkurajohet ndërprerja e pirjes së duhanit si dhe dekurajimi i nisjes ose ri-nisjes së pirjes së duhanit.

Aplikimi i vërejtjeve të kombinuara apo paralajmërimeve për rreziqet nga duhani është masë që, bazuar në dëshmitë shkencore, në vende të ndryshme ku është aplikuar, ka ndikuar në uljen e përdorimit të duhanit, sidomos nga të rinjtë.

Ky udhëzim administrativ ka hyrë në fuqi me datë 25 prill 2024.” – thuhet në njoftimin e MSH-së dërguar mediave.

Related Articles