Hyri në det për të shpëtuar të dashurën, si u mbyt i riu shqiptar në Itali

Hyri në det për të shpëtuar të dashurën, si u mbyt i riu shqiptar në Itali

Dy ditë më parë një 19-vjeçar me origjinë shqiptare, Anxhelo Cara është mbytur në det ku kishte shkuar me të dashurën në plazhin e Baia Verde, në zonën Gallipoli, të Italisë

I riu me origjinë shqiptare me banim në Bari, kishte shkuar me të dashurën në plazh. 

I ndjeri ka hyrë në det për të ndihmuar të dashurën e cila duket se ka qenë në vështirësi për shkak të rrymave detare por u gjend vetë i përfshirë mes rrymave të në ujërat e Jonit, pa mundur të gjente drejtimin për të arritur në breg.

Ndonëse e ekipet e shpëtimit kanë ndërhyrë shqiptari nuk ia ka dalë të mbijetojë, pasi është nxjerrë pa ndjenja nga deti.

Related Articles