Hyseni: Borell nuk mund të sillet si komandant policie në Kosovë

Hyseni: Borell nuk mund të sillet si komandant policie në Kosovë

Ish- koordinatori për dialogun në Qeverinë Kurti, Skender Hyseni i ka reaguar ashpër Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, raporton Gazeta Enigma.

Hyseni ka shkruar në Facebook se Borell gjatë ditës së djeshme me deklaratat e tij u vu në mbrojtje të krimit në veri të Kosovës.

Hyseni vuri në bikëpyetje rolin e Borrel në dialog se a është kredibil si ndërmjetës në dialog.

“Borell nuk mund të sillet sikur të ishte prokuror apo komandant policie në Kosovë. Me deklaratën e djeshme, duke u vënë në anën e krimit, Borell shkeli edhe mbi njërën nga vlerat themeltare të BE-së për rend e ligj. Ai duhet ta di se organet e rendit dhe ligjit në Kosovë janë sovrane dhe nuk duhet te marrin miraitimin e askujt për të luftuar krimin në territorin e saj”, ka shkruar Hyseni. /Gazeta Enigma/.

Related Articles