Kryetari i Komunës së Gjilait, Alban Hyseni, ka marr vendim për lejimin e përdorimit të mjeteve elektro akustike nga bizneset e sektorit të gastronomisë, shkruan Gazeta “Enigma”.
Sipas Hysenit me këtë vendim bizneset e sektorit të gastronomisë gjatë ditëve të punës u lejohet përdorimi i mjeteve elektro akustike deri në ora 23:00, ndërsa në fundjavë deri në ora 24:00.
“Ky Vendim vlen për periudhën kohore deri në 20 Gusht 2024”, ka njoftuar Hyseni.
Tutje ai ka njoftuar se “përmes këtij Vendimi, pezullohet përkohësisht (deri më 20 Gusht 2024) Urdhëresa nr. 312/22 e datës 21.04.2022 e Kryetarit të Komunës për mbrojtjen nga zhurma”.
“Për zbatimin e këtij vendimi kujdeset Drejtoria e Inspeksionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës”.
Ky vendim hynë në fuqi nga sot 01.07.2014. /Gazeta Enigma/