Hyseni flet me ambasadorën kroate për bashkëpunim të mëtejmë

Hyseni flet me ambasadorën kroate për bashkëpunim të mëtejmë

Kryetari i Komuës së Gjilanit, Alban Hyseni ka takuar ambasadorën e Kroacisë në Kosovë, Daniela Barishiq si dhe zëvendësambasadorin Nedjelko Shpilek.

Sipas një komunikate të lëshuar për media bëhet e ditur se Hyseni ata i informoi për punët dhe prioritetet e komunës që ai udhëheqë.

I pari i Gjilanit, tha se kanë diskutuar gjithashtu për mundësitë e bashkëpunimit në sektorë të tjerë.

Barishiq, shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me theks të veçantë në fushën e arsimit dhe kulturës, duke përfshirë këtu edhe shkëmbimin e studentëve.

Gjatë takimit është diskutuar edhe rreth mundësisë së binjakëzimit të Gjilanit me ndonjërin prej qyteteve të Kroacisë. /Gazeta Enigma

Related Articles