Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni ka reaguar për protestë e së shtunës, kundër shtrenjtimit të rrymës e organizuar nga PSD-ja.
Hyseni përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo është një nga protestat e rralla për nja kauzë reale dhe në interes të qytetarëve.
Poashtu sipas Hysenit kjo protestë ka shpërfaqur edhe një mjerim të opozitës parlamentare.
“Protesta e PSD-së sot është, mbase një nga protestat e rralla për një kauzë reale, tokësore, në interes të qytetarit të Kosovës. Protestë kundër mashtrimit dhe manipulimit! Në të njejtën kohë, kjo protestë shpërfaqi lakuriq mjerimin e opozitës parlamentare të Kosovës. Opozitë kalkulante, pothuaj inekzistente. Opozitë, larg halleve dhe interesave qytetare! S.H.”, ka shrkuar ai në një postim në “Facebook”.
Në këtë protestë nuk u pa të merr pjesë ndonjë zyrtarë i LDK-së./Gazeta Enigma/