Nushi ngcmon ata që talleshin me numrin e anëtarëve të PSD-së

Nushi ngcmon ata që talleshin me numrin e anëtarëve të PSD-së

Pas protestës të së shtunës kundër shtrenjtimit të rrymës, ku morën pjesë shumë qytetarë, Nol Nushi ka ngacmuar ata që talleshin me numrin e anëtarëve të Partisë Socialdemokrate.

Nëpër rrjete sociale jo rrallëherë janë tallur me PSD’në, duke shkruar se një picë familjare do t’u mjaftonte gjithë partisë.

“Ku janë qato pica familjare që i përmenshit?”, ka shkruar Nushi.

Ndryshe, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është lajmëruar në rrjete sociale pas protestës që mbajtën sot te objekti i Qeverisë, kundër shtrenjtimit të rrymës.

Ai ka paralajmëruar edhe protesta, aksione e tubime të tjera, derisa ka bashkangjitur disa fotografi nga protesta e së shtunës.

“Ishin shumë, dhe shumë të vendosur. Nuk pranojmë çmime të rritura për llogari të KESCO-s. Qytetarët folën sepse vepruan. U bashkuam në shesh dhe manifestuam kundër trinomit Qeveri-KESCO-ZrrE. Vazhdojmë: protesta, aksione, tubime. Protesta, aksione, tubime”, ka shkruar Molliqaj./Gazeta Enigma/

Related Articles