Kryetari aktual i Gjilanit, Alban Hyseni, të hënën foli për sektoin e bujqësisë, raporton Gazeta Enigma.
Ai ka thënë se bujqësia do të vazhdojë të ketë përkrahjen institucionale.
“Puna e një fermeri është shembull se si mbështetja institucionale, përkushtimi i fermerëve dhe vizioni i përbashkët për zhvillimin e bujqësisë sjellin rezultate konkrete”, tha Alban Hyseni. “Komuna, do të vazhdojë të mbështesë fermerët me politika të drejta dhe projekte konkrete, sepse zhvillimi i bujqësisë është zhvillim i gjithë qytetit”, tha Hyseni.
Ai po ashtu ka zhvilluar takim me shefen e repartit të Transfuzionit të Gjakut në Spital Rajonal të Gjilanit, Esma Mustafa.
“Në mandatin e ri, shëndetësia do të vazhdojë të mbetet prioritet, me mbështetje të veçantë për sektorët që shpëtojnë jetë çdo ditë”, tha Hyseni.