Hyseni: Procesi i regjistrimit të popullsisë në Gjilan, përfundon me sukses

Hyseni: Procesi i regjistrimit të popullsisë në Gjilan, përfundon me sukses

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka takuar regjistruesit e popullësisë të komunës, të cilët e kanë zhvilluar procesin pa asnjë telashe.

“Procesi i regjistrimit në Komunën e Gjilanit, ka përfunduar me sukses dhe pa asnjë problem apo sfidë”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit më tej tha se sot kanë ftuar ekipin e jashtëzakonshëm, që kanë udhëhequr këtë proces.

“Ju jemi falënderues për angazhimin dhe punën tuaj të palodhur”, tha kryetari.

Related Articles