I akuzoi mediat se punojnë “kundër interesave të Shqipërisë dhe Kosovës”, AGK-ja dënon reagimin e Ramush Haradinajt

I akuzoi mediat se punojnë “kundër interesave të Shqipërisë dhe Kosovës”, AGK-ja dënon reagimin e Ramush Haradinajt

AGK-ja ka dënuar reagimin e liderit të AKK-së, Ramush Haradinaj kundër mediave e gazetarëve në Shqipëri dhe Kosovë, duke e cilësuar si sulm.

AGK-ja në reagimin e tyre thonë se kryetari i AAK-së njëherish deputeti, Ramush Haradinaj, ka sulmuar sot mediat në Shqipëri dhe Kosovë duke i quajtur “mercenarë” dhe “të shitur”, pas pretendimeve të tij se ato kanë raportuar se mund të konsiderohet si kandidat për President të Shqipërisë.

Tutje thuhet se për më tepër, Haradinaj i ka akuzuar mediat se punojnë “kundër interesave të Shqipërisë dhe Kosovës”. 

“Një gjuhë e tillë është kërcënuese, denigruese, e papranueshme dhe që rrezikon sigurinë e gazetarëve.

AGK-ja e fton zotin Haradinaj dhe të gjithë akterët politikë që ankesat e tyre për raportimet t’i drejtojnë në organet vetërregulluese, dhe të përmbahen nga gjuha fyese dhe kërcënuese.

Related Articles