Sveçla për aksionin e sotëm: Përgëzohem nga aleatët tanë për punën e institucioneve

Sveçla për aksionin e sotëm: Përgëzohem nga aleatët tanë për punën e institucioneve

Ministri i Brendshëm, Xhelel Sveçla ka folur pas aksionit të sotëm ku janë arrestuar 26 policë e zyrtarë kufitarë të Kosovës nën dyshimin për marrje ryshfeti. Aksioni ishte vazhdimësi e atij që u zhvillua muajin e kaluar, ku u arrestuan gati 50 policë.

Svecla tha se nga ndërkombëtarët ka pasur vetëm përgëzime për punën e institucioneve.

“Jo, është e kundërta, unë vetëm marr përgëzime për punën e institucioneve nga aleatët tanë, pasi edhe ata janë të vetëdijshëm që me këto praktika të deritanishme nuk mund të ecet përpara. Mund të ju them që në asnjë rast, nga asnjë përfaqësues i vendeve mike, nuk është kërkuar nga unë që të tolerohet krimi. Është e kundërta, kemi bsieduar për zotimet e përbashkëta, shpesh edhe marrim asistencë të natyrave, si trajnime apo pajisje, për të luftuar krimin në Kosovë”, tha Svecla.

“Aktivitetet e sotme janë vetëm vazhdimësi e aktiviteteve të shumta që institucionet e MPB-së po i ndërmarrin, me qëllimin e vetëm që të përmbushen zotimet të cilat janë dhënë edhe më herët, që s’do të lejojmë krim e korrupsion në Republikën e Kosovës e posaçërisht nuk do të lejojmë brenda radhëve të institucioneve kryesore të vendit tonë, e ndër to padyshim që është edhe Policia e Kosovës. Ata vetëm po bëjnë punën e tyre e ne si Ministri e Qeveri po u ndihmojmë duke u dalë në krah”, shtoi Svecla në KTV.

Tutje ai tha se ky aksion është mirë i koordinuar mes dy vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ky ka qenë një aksion mirë i koordinuar mes dy vendeve tona. Besoj se do të jetë një hyrje e bashkëpunimit e shumë më të madh edhe në të ardhmen. Dy policitë tona edhe dy institucionet tona që mbikqyrin policinë  ka qenë të koordinuar që të godasin krimin e përbashkët që ka ndodh në një nga pikat tona kufitare. Kjo është edhe një mesazh që krimi nuk mund të fshihet as nën petkun e institucionit, e as prapa etnive sic po tentohet herë herë, apo prapa një subjekti politik. Krimi është krim, dhe do të luftohet me te gjitha mjetet legale”.

Svecla shtoi se ky është vetëm fillimi, pasi sipas tij, për vite të tëra ka pasur gjakderdhje të tmerrshme financiare.

“Mund të premtoj se ky është vetëm fillimi. Në një vend të vogël si Kosova, shoqëri që zbaton ligjin, shumica e vendit kërkon ligj, s’mund të ketë hapësirë për krimin që të veprojë qoftë haptas apo fshehtas e të ketë mbështetje të çfarëdollojshme për krimin. Jemi të vendosur ta luftojmë me çdo kusht dhe ka mobilizim jashtëzakonisht të gjerë. Jemi dëshmitarë që për vite të tëra kemi parë gjakderdhje financiare të tmerrshme. S’është vend i varfër, por i vjedhur. Këtë hajni kemi vendosur ta ndalim. Vendimi është i shoqërisë. Shumicës absolute të saj”, ka thënë tutje ai.

Related Articles