Një grua nga Missouri në SHBA, ka gërvishtur një tiketë të lojërave të fatit – duke kuptuar se ka fituar një milionë dollarë.
Ajo çfarë e bën interesant këtë rrëfim, është fakti se ajo e kishte blerë tiketën gërvishtëse në aeroportin e Floridas, pasi i ishte anuluar fluturimi.
Angela Karavela, 51-vjeçe, fitoi muajin e kaluar një milion dollarë. Karavela vendosi që t’i tërheq menjëherë 790.00 dollarët e fituara, kurse shuma tjetër i është ndaluar si tatim, transmeton Telegrafi.
“E kisha përshtypjen se diçka e çuditshme do të ndodhë, kur në mënyrë plotësisht të befasishme më është anuluar fluturimi”, ka thënë Karavela.
“I bleva disa tiketa gërvishtëse për ta kaluar kohën – e kuptova se njëra prej tyre më solli një milion dollarë”, ka shtuar ajo