I biri i vdiq në aksident para disa dite, sot vdes edhe polici nga Peja

I biri i vdiq në aksident para disa dite, sot vdes edhe polici nga Peja

Këtë të martë ka vdekur edhe personi i dytë nga aksidenti që ndodhi më 9 korrik në Nabërgjan të Pejës, raporton Gazeta “Enigma”.

Ai është Mehmet Kelmendi, i cili ka qenë edhe zyrtar policor në Pejë. Para disa ditësh atij në këtë ngjarje të rëndë i vdiq edhe i biri, Arbër Kelmendi, i moshës 35 vjeçare.

Varrimi i 65 vjeçarit sipas njoftimit do të bëhet nesër, ku koha e saktë varrimi do të bëhet e ditur.

Ceremonia e varrimit do të bëhet në fshatin Lutogllavë. /Gazeta Enigma/

Related Articles