Të shtunën një person është therur me thikë në qytetin e Mitrovicës, raporton Gazeta “Enigma”.
E gjithë ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëhershëm ku ishin të përfshira të dyja palët, njofton Policia në raportin 24 orësh.
Për pasojë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Spitalin e Mitrovicës për trajtim mjekësor.
Policia ka kryer ekzaminimet në vendin e ngjarjes dhe janë marrë informacionet e para për atë që ka ndodhur.
Rasti është iniciuar dhe veprimet e e tjera pritet të ndërmerren brenda afatit ligjor.