I dyshuari nga Leposaviqi i merr shokut kartelën bankare dhe i tërheq 600 euro

I dyshuari nga Leposaviqi i merr shokut kartelën bankare dhe i tërheq 600 euro

Një rast i mashtrimit është raportuar dje në Stacionin Policor në Leposaviq, ka njoftuar policia, raporton Gazeta Enigma.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti dyshohet se ka ndodhur një ditë më herët, kur një person është mashtruar nga shoku i tij. I dyshuari, me pretekst të rremë, ka arritur t’ia marrë kartelën bankare viktimës, duke pretenduar se babai i tij do t’ia kryente një obligim kreditor.

Policia bën të ditur se më pas, pa dijeni dhe pëlqim, i dyshuari ka tërhequr nga llogaria bankare shumën prej 600 euro. / Gazeta Enigma.

Related Articles