Shoqërohet në stacion policor i dyshuari për asgjësim apo dëmtim i pasurisë
Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë, është raportuar rasti i cili ka ndodhur në lagjen Lakrishte në Prishtinë, ku një person ka dëmtuar shtyllat anti-parking dhe më pas ka parkuar një autobus.
Policia ka identifikuar dhe shoqëruar në stacion policor personin e dyshuar.
Sipas njoftimit, i dyshuari pas intervistimit, me rekomandim të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.
“Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej inspektorëve të komunës si dhe në polici është inicuar rast për veprën, Asgjësim apo Dëmtim I Pasurisë”, njoftoi Policia.