I dyshuari që u përpoq të sulmonte Donald Trumpin duket se ka votuar për të në vitin 2016, përpara se të tërhiqtë mbështetjen e tij.
Në qershor të vitit 2020, Ryan Wesley Routh, 58-vjeçar, shkroi në rrjete sociale: “Ndërsa ju ishit zgjedhja ime në vitin 2016, unë dhe bota shpresuam që presidenti Trump do të ishte ndryshe dhe më i miri si president, por të gjithë jemi të zhgënjyer. Do të jem i lumtur kur të largohet”.
Siç raporton CNN, në momentin kur është raportuar për të shtëna me armë, Trump ka qenë duke luajtur golf.
Po ashtu, bëhet e ditur se autoritetet kanë gjetur një pushkë pranë fushës ndërkombëtare të golfit.
Në lidhje me ngjarjen tashmë kanë nisur hetimet, derisa vetë Trump ka thënë se është i sigurt dhe në gjendje të mirë.
Ndër të tjera ish kreu i Shtëpisë së Bardhë, ka thënë se asgjë nuk do ta ndalë dhe se nuk do të dorëzohet kurrë.