Policia e Kosovës ka arrestuar një 26-vjeçar në Viti me inicialet B.B, pasi që pas bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse, i janë gjetur 14 armë e dhjetëra fishekë, shkruan Enigma.
Në njoftimin e Policisë thuhet se atij i janë gjetur shtatë revole të tipit Zoraki të tipit 2914-T, gjashtë revole të tipit Zoraki të tipit 918-T dhe një armë e gjatë Karabin e kalibrit 8.57 mm.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’, thuhet në raport.