Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Zveçan, pasi i njëjti kishte marrë telefonin e nënës së tij dhe e kishte shitur.
Rasti ka ndodhur para disa ditësh.
“Më 27.10.2023 është intervistuar i dyshuari mashkull serb, nën dyshimin se i njëjti nënës së tij viktimës femër serbe kosovare i kishte vjedhur telefonin celular dhe i kishte shitur në një mobil shop”, njofton policia.
Tutje, policia njofton se viktimës i është kthyer telefoni ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.