Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili është i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar në Itali.
Njësiti policor “Fast Kosova” e ka lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin B.B., i kërkuar dhe i dënuar me 30 vjet burgim për veprën penale organizim i trafikimit të drogës.
“Më datë 24.07.2023, si rezultat i veprimeve operativo hetimore të realizuara nga njësiti policor i Policisë së Kosovës (Fast Kosova), është arritur të lokalizohet dhe njëherit të arrestohet personi i dyshuar (B. B.), i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e shtetit të Italisë”.
“Personi i dyshuar kërkohej lidhur me veprën penale “Organizimi i trafikimit me drogë” dhe është i dënuar me 30 vite burgim”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
I dyshuari është dërguar në paraburgim për 48 orë, ndërsa u tha se veprimet do të ndërmerren në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar në Itali, arrestohet në KosovëPrishtinë, 24 korrik 2023 Më datë 24.07.2023,…Posted byKosovo Policeon Monday, July 24, 2023