I kishte 6 urdhërarreste, 3 kërkime policore – kapet 30-vjeçari në Prishtinë

I kishte 6 urdhërarreste, 3 kërkime policore – kapet 30-vjeçari në Prishtinë

Të premten njësitë nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit kanë njoftuar se kanë kapur një 30-vjeçar i cili kërkohej për disa vepra, raporton Gazeta Enigma.

Ndaj tij kishte edhe gjashtë urdhërarreste nga Gjykata dhe tri kërkime policore. 

“Në një operacion të befasishëm që ndërmorën njësitë e stacionit policor Qendra dhe Njësia e Reagimit të Shpejt është arritur arrestimi i personit: – R- R.G, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar me gjashtë urdhërarreste nga Gjykata dhe tri kërkime policore për veprat penale ‘Tentim vrasje e rëndë, Grabitje, Kanosje, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Lëndim i rëndë trupor’”, njoftoi Policia.

Pas arrestimit, 30-vjeçari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Related Articles