I mituri u ther për vdekje nga bashkëmoshatari në Viti, Policia e konfirmon rastin

 Më herët u raportua për një rast tragjik që dyshohet se ka ndodhur në Viti, ku një i mitur u ther për vdekje nga një bashkëmoshatar. Viktima vdiq në spital, ndërkaq rrethanat dhe motivet e rastit janë akoma të panjohura.

Rasti tashmë është konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia e Kosovës, por nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me incidentin tragjik.

Ajo që dihet deri më tani është se viktima dhe i dyshuari janë të mitur.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima, i cili është nga fshati Lubishtë i Vitisë, fillimisht është dërguar për trajtim mjekësor në Viti, e më pas është transferuar në Gjilan, si pasojë e plagëve që kishte pësuar.

I riu që u godit me mjet të mprehtë nuk arriti t’iu bëjë ballë lëndimeve dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor që e mori për trajtim e më pas trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Hetimet tashmë kanë nisur me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Related Articles