Një grua në Prishtinë ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, për shkak se bashkëshorti i saj e ka dëbuar nga shtëpia.
Sipas Sinjalit, bazuar në dëshminë e saj, 80-vjeçari ka pasur dyshime se viktima e ka tradhtuar me persona të tjerë dhe si rrjedhojë nuk ka dashur të vazhdojë bashkëjetesën me të.
57-vjeçarja është dërguar në strehimore, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.