Mjeku nga Mitrovica rrëfen momentin kritik për Enver Zymerin: 8 herë e kthyem në jetë por plagët i kishte të rënda

Mjeku nga Mitrovica rrëfen momentin kritik për Enver Zymerin: 8 herë e kthyem në jetë por plagët i kishte të rënda

Doktori Nuredin Fazliu i cili e ka trajtuar policin Enver Zymberi ka treguar se plumbi nga snajperi i kishte shkaktuar plagë të rënda, të cilat më pas ia sollën edhe vdekjen.

Fazliu kishte thënë gjatë intervenimit, Zymerin për tetë herë e kishin rikthyer në jetë.

“Tetë herë e ka lëshu zemra, do të thotë ka ra në arrest kardiak, tetë herë e kemi reanimu,” tregon doktori.

Fazliu atë ditë kishte marrë pjesë në trajtimin e policit Enver Zymberi, pak minuta pasi polici i njësisë speciale tashmë i ndjerë ishte goditur nga një plumb snajperi.

“Plumbi ka qenë diku në anën e majtë prej këtij ashtit të mollëzës së faqes, në drejtim të kurrizit të qafës. I ka goditë unazën 2 dhe 3, duke shkuar duke depërtuar nëpër gojë. Gjuha ka qenë praktikisht thuja e këputur, aty pastaj kanë punuar këta kolegët e kemi intubuar, e kemi reanimuar,” kishte thënë ai.

Fazliu, tash doktor në pension, rrëfen se bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë policin e Kosovës.

“Kthimi në jetë me rregullat e reanimacionit që janë aktuale në gjithë botën, dy, maksimum tri herë, nuk ka logjikë për të bërë kthim në jetë… Në këtë rast tetë herë e kam reanimu, tetë herë e kam kthyer në jetë, herën e tetë e ka mbajtë më deri ka shku në Prishtinë, ekipa e kanë marrë e kanë dërgu për andej,” shtoi Fazliu.

Bashkë me të, ai thekson se punuan edhe shumë mjekë të tjerë si doktori Naser Jashari, ortopedi tashmë i ndjerë Afrim Gucati e mjekë të tjerë.

Pas kthimit tetë herë në jetë, polici Enver Zymberi me helikopter të KFOR-it ishte transferuar në QKUK, mirëpo, brenda pak orësh ishte kumtuar lajmi i rëndë.

“Të gjithë kemi qenë shumë të pikëlluar, shumë të pikëlluar, por kemi qenë krenar se ai aksion nuk u bë për shaka,” ishte shprehur Fazliu.

Related Articles