Gjykata Themelore në Prishtinë i ka ndërpresë masën e arrestit shtëpiak për të pandehurin Izedin Bytyqi, ish-zëvendës sekretar në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), rapoton Gazeta Enigma.
Bytyqi hetohet për dyshimet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Këtë e ka konfirmuar nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e cila njoftoi se kërkesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak ishte miratuar nga gjykata.
“Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak në çështjen penale ndaj të pandehurit I. B., për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, për ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit I. B.”, tha ajo. / Gazeta Enigma.