Pesë zyrtarë policorë janë penguar gjatë kryerjes së detyrës së tyre nga një person, pasi të njëjtit i është kërkuar që ta ndalë muzikën në një kafiteri në Suharekë, raporton Gazeta Enigma.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se muzika ishte lëshuar jashtë orarit të punës, derisa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe i njëjti ishte në ndikim të alkoolit.
Ndërsa, me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
“Pesë viktimat meshkuj kosovar zyrtarë policor janë penguar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga i dyshuari mashkull kosovar pasi që zyrtarët policor kanë kërkuar që të ndalohet muzika në një kafiteri e cila punonte jashtë orarit të lejuar . I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe i njëjti ishte në ndikim të alkoolit. Me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.