Mërgimtari vdes papritur derisa ishte duke u kthyer nga Kosova me familje

Një person ka ndërruar jetë derisa ishte duke udhëtuar me familjen e tij për në perëndim, raporton Gazeta Enigma.

Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se për një moment personit i është përkeqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë.

Ndërsa, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Podujevë, 09.08.2021-06:00.Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë me familjen e tij duke udhëtuar me veturë për në perëndim,   për një moment i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Related Articles