Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.
Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku një person dyshohet se ka tentuar ta sulmojë nënën e tij.
Sinjali mëson se 77-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se i biri kohë pas kohe ka veprime agresive dhe dje ka tentuar që të ushtrojë edhe dhunë fizike ndaj saj.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.