Sërish pauzë në takimin Kurti-Vuçiq

Sërish pauzë në takimin Kurti-Vuçiq

Në një tjetër pauzë kanë hyrë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mësuar KOHA. Është hera e dytë që dy krerët kanë ndërprerë takimin përkohësisht.

Me ndërmjetësimin evropian, palët nisën takimin e parë trepalësh rreth orës 15:00. Pastaj pas një ore, ishte pauza e parë që zgjati gati dy orë. Pjesa e dytë e takimit nisi në orën 18:20 e deri një çerek para orës 21:00.

Palët janë duke diskutuar për planin e zbatimit të propozimit evropian, për përmbajtjen e të cilit qenë pajtuar më 27 shkurt.

Related Articles