I riu që goditi këmbësorin për vdekje në Pejë e kishte marrë veturën me qira, ka të kaluar kriminale

I riu që goditi këmbësorin për vdekje në Pejë e kishte marrë veturën me qira, ka të kaluar kriminale

Sot u raportua në media se i dyshuari që e shkaktoi aksidentin me fatalitet në Pejë, ku e goditi për vdekje një këmbësor dhe iku akoma nuk është arrestuar.

I njëjti është emër i njohur për organet e rendit pasi ka të kaluar kriminale.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se i dyshuari Aaron Rexhaj e shkaktoi aksidentin me një veturë që e kishte marrë me qira në një “Rent a Car”.

Në rrethana akoma të panohura, Rexhaj e ka goditur me veturë këmbësorin Shpejtim Gashi, i cili nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq.

Sipas informacioneve që posedon Sinjali, Rexhaj ka të kaluar kriminale dhe njihet me nofkën “Kinezi”.

Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia Rajonale në Pejë, me ç’rast është bërë e ditur se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Me datë 26. 11. 2023 rreth orës 00:47 kemi pranuar informatën se në rrugën Bill Klinton në Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë e cila ka ikur nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arrite të përballoji plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestarë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Të njëtat burime kanë bërë me dije se edhe vëllai i Rexhajt njihet si “problematik” dhe se është i dënuar për grabitje.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Articles