Coronavirusi në Kosovë po u merr jetën edhe të rinjve. Në mesin e viktimave të coronavirusit është edhe 19-vjeçari Hekuran Jezerci nga Kaçaniku.
Familja janë të tronditur nga ky rast derisa thonë se djali i tyre ishte sportist. I ndjeri ishte sportist dhe nuk kishte asnjë sëmundje tjetër.
Familja Jezerci kanë një apel për të gjithë qytetarët. Arsim Jezerci thotë se djali i tij s’kishte sëmundje tjera.
“Në mesnatë iu ka përkeqësuar gjendja, ka filluar frymëmarrja me iu ndalë. S’ka mundur me ecë, e kam kap në krahë, në veturë dhe këtu në Kaçanik e kemi sjell në spital. E kanë dhënë maksimumin motrat, mjekët por me kushtet që i kanë pas s’kanë pas gjë më shumë me bo. Kemi vazhduar me emergjencë për Ferizaj. Atje e kemi lajmëruar rastin, shumë mjekë, shumë motra, me çka kanë pas motra për me ja kthyer jetën por deshi zoti e mori”, tregoi ai për RTK-në.
Babait të të ndjerit i ka mbetur një peng. I biri 19 vjeçar i cili i vdiq nuk ishte i vaksinuar.
“Kush e sheh këtë video sa më shpejt le të vaksinohet. Allahu çka e ka shkruar aty, na s’mundemi me i ikë asaj por obligimet që ne i kemi duhet me i kry’, shtoi ai.